Ahmet Qeriqi: Sërish kanë filluar luftimet në Reçak. Forcat serbe pretendojnë t`i marrin kufomat e të masakruarve për të ia humbur gjurmët krimit të tyre të shëmtuar, 18 janar, 1999

Ahmet Qeriqi: Sërish kanë filluar luftimet në Reçak. Forcat serbe pretendojnë t`i marrin kufomat e të masakruarve për të ia humbur gjurmët krimit të tyre të shëmtuar, 18 janar, 1999

Pas publikimit të lajmit nga Zyra e ambasadorit Voker, se në Reçak ka pasur masakër, forcat serbe sot kanë filluar një ofensivë tjetër kundër luftëtarëve tanë me qëllim që nga xhamia e fshatit t`i marrin kufomat, për t`i çuar në Morgun e Prishtinës. Luftëtarët tanë po rezistojnë në të gjitha pikat nga ku masakruesit serbë pretendojnë të kthehen edhe njëherë në vendin e krimit. Nuk kemi të dhëna për epilogun e luftimeve. Druaj se do të kemi edhe humbje të tjera, meqë serbët kanë filluar një sulm në shkallë të gjerë nga të gjitha anët. Situata është tejet dramatike.

Edhe emisioni i sotëm në tërësi i është kushtuar krimeve serbe në Reçak.

Është hera e parë që analistë të ndryshëm perëndimorë kanë ngritur zërin kundër dhunës dhe barbarisë militare serbe. Si duket Reçaku e ka prekur pak në ndërgjegje një pjesë të diplomacisë. Edhe pse tani për tani nuk ka diçka konkrete, përveç retorikës së zakonshme diplomatike, mendoj se masakra e shëmtuar serb në Reçak, do të ketë ndikim  në rrjedhat e përgjithshme politike.

Pas transmetimit të emisionit së bashku me Berat Luzhën jemi nisur në drejtim të Grykës së Kizharekës.

Pasi kemi arritur në Krojmir, Berati ka qëndruar në Spital, ndërsa unë kam shkuar në shtëpi.

Në mbrëmje kanë ardhur për të biseduar Syla dhe Elezi. Sylën e ngushëlloj për nipin e tij, Sadikun dhe bijën e tij, të cilët  kanë rënë në Reçak.

Elezi më bën me dije se në orët e pas ditës janë hetuar përforcime të forcave serbe drejt Carralevës, Ka pasur granatime edhe në drejtim të Pjetërshticës. Ai mendon se krejt kjo është bërë, sepse forcat serbe me rastin e rrethimit të Reçakut kanë droje mos po i sulmohen prapa shpine nga forcat tona.

Ushtarët tanë janë në pozicione dhe nuk ka urdhër për sulm, vetëm në rast se serbët bëjnë përpjekje të depërtojnë në pikat tona.

Më vonë burimet serbe të informimit kanë bërë të ditur, se edhe pas rezistencës të fuqishme të forcave “terroriste” sikur na quajnë zakonisht, forcat serbe po bëjnë përpjekje për të depërtuar deri te xhamia në Reçak për t`i marrë të gjitha kufomat e të  masakruarve. Nuk dihet për të rënët nga radhët tona, mirëpo si duket forcat serbe kësaj radhe kanë pësuar humbje të konsiderueshme.

Luftimet kanë vazhduar deri në orët e vona të natës.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe vazhdojnë të shkatërrojnë vendbanimet shqiptare. (E hënë 26 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe vazhdojnë të shkatërrojnë vendbanimet shqiptare. (E hënë 26 prill, 1999)

Shiu nuk po pushon. Mjegulla po na futet thellë në mushkëri. Serbët po lëvizin. Aeroplanët …