Jens Stoltenberg falënderoi kryeministrin, Spajiq për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Ukrainës në luftën kundër Rusisë

Jens Stoltenberg falënderoi kryeministrin, Spajiq për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Ukrainës në luftën kundër Rusisë

Gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq në Bruksel, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur Kosovën dhe Bosnjën, si dy pika ku potenciali për tensione akoma ekziston. Ai ka thënë se NATO-ja është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnje e Hercegovinë. Në fjalën e tij, Stoltenberg ka falënderuar Malin e Zi për kontributin në frenimin e agresionit rus dhe  shtoi se Mali i Zi luan rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, rajon ky me rëndësi strategjike për NATO-n. Stoltenberg gjithashtu falënderoi kryeministrin malazez për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …