Komuna e Prishtinës kërkon nga MASHT që të ndalojë procedurat e rekrutimit në konkursin për “Psikologë dhe pedagogë”

Komuna e Prishtinës u ka kërkuar qytetarëve që të kenë kujdes pasi sot parashihet të ketë erëra të forta

Komuna e Prishtinës u ka kërkuar qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjeve nëpër qytet dhe sidomos kur janë pranë objekteve pasi sot parashihet të ketë erëra të forta. Komuna ka bërë të ditur se do të izolohet zona përreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. “Sipas parashikimeve meteorologjike, e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …