Shaip Kamberi

Kamberi: Në Luginën e Preshevës, shqiptarët përbëjnë 71% të popullsisë, por kanë vetëm 17% të përfaqësimit në institucione

Duke folur për diskriminimin e vazhdueshëm negative që ju bën Serbia shqiptarëve në Kosovën Lindore, deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar se ndonëse shqiptarët janë shumicë dërmuese në këtë pjesë të territorit, ata kanë përfaqësim minimal nëpër institucione. “Në Luginën e Preshevës, shqiptarët përbëjnë 71% të popullsisë, por kanë vetëm 17% të përfaqësimit në institucionet shtetërore lokale dhe të rrethit. “Serbia zgjedh mandate të numrit të punonjësve institucionalë duke pasqyruar strukturën etnike rajonale, duke theksuar diskriminimin e qeverisë ndaj shqiptarëve” ka shkruar në në platformën X deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …