Rufki Suma: 25 vite nga rënia e dëshmorëve Gafurr e Driton Loku

Sot bëhen 25 vite kur nga “Dora e Zezë” serbe vriten veprimtari i qështjes kombëtare Gafurr Loku dhe djali i tij Dritoni.
Gafurri tërë jetën e tij ja kushtoi qështjes kombëtare për çka shumë herë u keqtrajtua dhe u burgos nga pushtuesi serbë.
Rënia e Gafurrit dhe djalit te tij Dritonit sa ishte e rëndë dhe e dhimbshme për tërë popullatën, në anën tjetër ishte motiv shtesë për ushtarët e UÇK-së të cilët pas disa dite, pikërishtë me 26 shkurtë shkrepën pushkët e para të lirisë kundër okupatorit serbë në Puset e Nikës.
Bashkëluftëtarët e Gafurr Lokut me krenari mbajtën emrin e tij në Brigaden 164 e cila u formua ne kuadër te Zonës Operative te Nerodimes, e më pastaj edhe kazerma e TMK-së ne Han te Elezit mbajti me krenari emrin e heroit te Kombit Gafurr Loku.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Dëshmorët Gafurr e Driton Loku.
Lavdi e përjetshme për gjithë Dëshmorët e Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Behide Hasanaj: U përkujtua 4 vjetori,  dita e themelimit të 11 Majit-  Dita e  Refugjatve të  Kosoves

U përkujtua 4 vjetori,  dita e themelimit të 11 Majit-  Dita e  Refugjatve të  Kosoves. …