Opozita Kuvend

Opozita i ka vazhduar kritikat drejtuar Qeverisë së Kosovës për rrezikim të aleancave me Amerikën dhe Bashkimin Evropian

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar kritikat drejtuar  Qeverisë së Kosovës për rrezikim të aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Sipas Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Qeveria  ka dështuar në menaxhimin e duhur të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren e re, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb. Megjithatë, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se komunikimi me Amerikën dhe vendet të tjera aleate po vazhdon normalisht dhe se dallimet e vetme janë në afatet kohore të zbatimit të vendimit dhe jo në çështje përmbajtjesore. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se vendimi për ndalimin e dinarit serb është kushtetues, por duhet të ketë koordinim me aleatët ndërkombëtar për zbatimin e tij. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se marrëdhëniet e Kosovës me Unionin Evropian dhe Amerikën kurrë s’kanë qenë më keq.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …