Më 6 mars 2024, në Prekaz në lagjën Jasharaj bëhet zbulimi i busteve për Dëshmorët e Kombit: Hamit dhe Sala Jashari

Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, Komuna e Skënderajt, e përkrahur edhe nga  OVL e UCK-së, njoftojnë opinionin publik, familjarët e Dëshmorëve të Kombit, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, përfaqësuesit institucional dhe të gjithë qytetarët se më 6 mars 2024, duke filluar në orën 10:00  në Prekaz në lagjën Jasharaj, para shtëpisë  do të bëhet zbulimi i busteve për Dëshmorët e Kombit: Hamit Jashari dhe Sala Jashari.

Pjesëmarrja Juaj nderon kujtimin për luftën heroike të UÇK-së, dhe veprën sublime të Dëshmorëve të Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …