Ministria gjermane e Mbrojtjes po heton bisedat e përfaqësuesve të forcave të saj ajrore për shkatërrimin e Urës së Krimesë

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka nisur një hetim nëse janë përgjuar bisedat e përfaqësuesve të forcave ajrore të saj, të cilët, sipas propagandës ruse, dyshohet se kanë diskutuar për hedhjen në erë të urës së Krimesë me raketa Taurus. Një zyrtar i ministrisë gjermane të Mbrojtjes tha se Shërbimi Federal i Kundërzbulimit Ushtarak (BAMAD) kishte ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hetuar incidentin. Incidenti lidhet me publikimin nga propagandistja ruse, Margarita Simonyan të një bisede të supozuar mes disa gjeneralëve të forcave ajrore gjermane, duke diskutuar se si të vendosen raketat Taurus dhe të godasin urën e Krimesë. Propaganda ruse ishte shumë e “trazuar” nga kjo histori dhe kërkoi në mënyrë aktive detaje për gjeneralët që mundi të identifikonte në videon me origjinë të panjohur, shkruan newsweek. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se qeveria gjermane duhet të shpjegojë komentet për videon me origjinë të paqartë, përndryshe do të konsiderojë se po e pranon fajin Berlini. Kjo erdhi në një kohë kur diskutimet gjermane për furnizimin e mundshëm të raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë po intensifikoheshin, një lëvizje që qeveria federale e kundërshton kategorikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Gërxhaliu: Është shqetësuese zhvendosja e kapitalit të bizneseve vendore jashtë Kosovës

Njohësi i fushës së ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka alarmuar se është shqetësuese zhvendosja e kapitalit …