Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko shprehet se organizimi në Tiranë i samitit për Ukrainën është një lëvizje e duhur gjeopolitike e Shqipërisë. Majko në një deklaratë thotë se Shqipëria ka llogari të hapura me Moskën, e cila në 30 vjet ka mbajtur qëndrime kundër shqiptarëve. “Nuk mendoj se pyetja do ishte me karakterin e një lloj frike ‘a ja vlen që Shqipëria të ndërmerrte një risk të tillë’. Në rastin konkret nuk mendoj se Shqipëria ka ndërmarrë një risk personal, mendoj se vendimmarrjen e sa për realizimin e këtij samiti e ka bërë së bashku me partnerët strategjikë, por le ti lëmë fjalët e përgjithshme. Mendoj se samiti në pjesën e tij të padukshme kishte një lëvizje të fortë gjeopolitike të vendit tonë për të krijuar një veçanti nga vendet e tjera anëtarë të NATO-s që janë më afër kufirit me Rusinë për të qenë në krah të Ukrainës. Mendoj se është një lëvizje e duhur në kohën e duhur por folur për rriske apo lavdërime. Mendoj se lëvizja e kryeministrit Rama është e goditur, pa dashur të futem në komplimente”, tha ai. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …