Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Arianit Elshani e Ilir Gashi kanë reaguar kundër vendimit të KQZ-së lidhur me shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri

Anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani dhe Ilir Gash kanë reaguar kundër vendimit të KQZ-së që votimi për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të mbahet më 21 prill. Arianit Elshani ka thënë se me këtë vendim KQZ-ja “nga një institucion i pavarur kushtetues, sot u shndërrua në një agjenci të Presidencës dhe vegël e pushtetit, Sipas tij, data e votimit do të duhej të caktohej nga Presidentja e vendit, e assesi nga KQZ-ja. Vendimi i sotëm është në Kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe mandatin Kushtetues të KQZ”, ka shkruar Elshani. Ndërsa, Ilir Gashi ka thënë se udhëzimi administrativ për peticionin për largimin e kryetarëve të komunave në veri ka prodhuar ndërhyrje flagrante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …