Mustafë Krasniqi: Në qytetin e Ausburgut, kuvendi “MËSUESIT E DIASPORËS”  zhvilloi punimet me temë: “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare”

Më 09 dhe 10 mars 2024 në qytetin e Ausburgut, për dy ditë radhazi kuvendi “MËSUESIT E DIASPORËS”  zhvilloi punimet e veta me temë: “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare”. Kuvend i cili mblodhi mësues, përfaqësues të shkollave shqipe nga shtetet e ndryshme, ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe. Gjatë këtij kuvendi dyditor u diskutua mbi çështjet e rëndësishme  të shkollave shqipe që lidhen me të ardhmen dhe sfidat e mësimdhënies në diasporë si dhe detajet tjera logjistike.

Kuvendi u organizua nga Këshilli Koordinues për Diasporën (KKD) në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) dhe Qendrën e Botimeve për Diasporë (QBD), të drejtuar nga Këshilli Organizues i Kuvendit: Vaxhid Sejdiu, Mustafë Krasniqi, Anila Hyka, Dritan Mashi dhe Drita Gjongecaj, Në Kuvend, përpos anëtarëve të KKD-së, KKAD-së, përfaqësuesve të Lidhjesve apo Shoqatave të shkollave shqipe, të pranishëm ishin edhe institucionet e Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ditën e parë të Kuvendit, më 9 mars 2024, e hapi dr. Vaxhid Sejdiu, në emër të Këshillit Organizues, i cili të pranishmëve u uroi mirëseardhjen në “Kuvendin e Mësuesve në Diasporë”! Po ashtu, ai, shpalosi programin e Kuvendit me ndjesinë më të mirë e frymëzues, që për herë të parë ky Kuvend mblodhi mësues e përfaqësues nga të gjitha shtetet, ku janë funksionale shkollat shqipe, tri qeveritë e tri shteteve, që të diskutohet për problematikat, kërkesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar në diasporë, për shkollën shqipe. Porgramin e ditës së parë e udhëhoqi mësuese Anila Kadija.

Në Kuvend e pranishme ishte Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë znj. Artemis Malo, e cila e përshëndeti dhe i uroi punë të mbarë dhe arritje të qëllimit të Kuvendit. Kuvendin e përshëndeti edhe Zëvendësministri, MASH, Republika e Maqedonisë së Veriut z. Agim Nuhiu, kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Ardian Lekaj, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë znj. Gentiana Mburimi dhe Nënkryetari i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) z. Mustafë Krasniqi, i cili foli për themelimin, sfidat dhe rrugëtimin e KKAD-së.

Me qëllim të gjithëperfshirjes Kuvendi kishte organizuar edhe lidhjen online , nëpërmjte së cilës morën fjalën zv. Ministrja  e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republika së Kosovës znj. Liza Gashi (Online), zv. ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikës e Kosovës z. Taulant Kelmendi (Online), Zv. ministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë znj. Nina Guga (Online).

Pas fjalës së zëvendësministrave kuvendin e përshëndetën edhe përfaqësuesit e shkollave shqipe në diasporë: Kryebashkiaku i Bashkisë Hora e Arbëreshëve Z. Rosario Petta, Nënkryetarja “Shkolla Shqipe”, Zvicër znj. Anita Duriçi, Kryetar i LAPSh-it në Bavari, Gjermani z. Milazim Ukaj, Kryetar i Lidhjes së Shkollave Shqipe në Itali z. Dritan Mashi, Kryetar i Lidhjes së Mësuesve në Greqi Z. Pjerin Lleshi, Sekretar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali z. Neat Marku, Kryetar i LAPSh-it në Zvicër z. Liburn Mehmetaj, në emër të mësuesve në Danimarkë z. Nevzat Ibishi, Kryetar i “ODA” Hamburg Muhamet Idrizi.

Në ditën e dytë Kuvendi, vazhdoi punimet e veta, më 10 mars 2024, nën udhëheqjen e mësueses  Aurela Konduri. Ish kryetari KKAD-ës Dr. Vaxhid Sejdiu, u surprizua duke u nderua për punën dhe përkushtimin në kuadër të KKAD-së gjatë këtyre katër viteve, duke i dhënë mirënjohje me motivacion: “Për  ndihmën e madhe në përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe ne Diaspore”.  

Kuvendi i zhvilloi punimet me prezantimin e kumtesave me temën: 

  1. “Programi i punës i Qendrës së Botimeve për Diasporën për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë, për vitin 2024” nga Znj. Mimoza Hysa, QBD
  2. “Ruajtja e gjuhës amtare dhe problematikat e organizimit të mësimit plotësues në Zvicër” nga z. Vaxhid Sejdiu, koordinator “Shkolla Shqipe”, Zvicër
  3.  “Ruajtja e gjuhës amtare dhe problematikat e fëmijëve në vijimin e mësimit plotësues” z. Mustafë Krasniqi  nga “LAPSh”, Bavari-Gjermani
  4.  Mësimi i arbërishtes te Hora e  Arbëresheve “ Z. Rosario Petta, Hora e  Arbëresheve
  5. “Programet e gjuhës shqipe në SHBA dhe masat e nevojshme për arritjen e niveleve të reja” znj. Drita Gjongecaj, ShBA
  6. Reflektim rreth mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitetin e Halifaksit” në Kanada znj. Mira Shehu, Kanada (online)
  7. “Mësimi i gjuhës shqipe në Itali” nga z. Dritan Mashi, Lidhja e Shkollave Shqipe në Itali
  8. “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” Znj. Teuta Tabaku, KKAD, Turqi
  9. “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët shqiptarë” në Austri, nga Znj. Miradije Berisha, KKAD, Austri
  10.  “Mësimi plotësues i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Greqi. Problematika dhe nevoja” nga Znj. Aurela Konduri, KKAD, Greqi
  11. “Mësuesit e diasporës”Z. Neat Marku, Lidhja e Mësuesve Itali
  12. Përvoja nga Londra, në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe, si pjesë e edukimit plotësues” nga znj. Anila Kadija, KKAD, Angli
  13. “Mësimi i gjuhës shqipe në Greqi (vështirësitë dhe problemet) dhe roli i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi nga z. Pjerin Lleshi, LMSh, Greqi
  14. “Mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës sipas modelit C në Kroaci” nga znj. Melita Oreshkoviç KKAD –  Kroacia
  15. “Unë vij nga…, njohje me atdheut. Enela Markja në Republikën e Bavarisë në Gjermani
  16. Strategjia kombëtare e shtetërore për organizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, nga Z. Isuf Bytyçi KKAD – Gjermani
  17. “Hyrje në mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e trashëguar – përvojë nga Suedia dhe më gjerë z. Entela Tabaku, Suedi
  18. Dokumenti strategjik për përdorimin mbarë botëror të shqipes si gjuhë e origjinës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në vitin 2019” nga z. Muhamet Idrizi, “ODA”, Hamburg;
  19. Mësimi i gjuhës shqipe në Slloveni, znj. Vera Xhafaj – Haliti Slloveni
  20. Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” nga znj. Valbona Trashani – Francë;
  21. Vështirësitë dhe mundësitë e mësimit në gjuhën shqipe në Norvegji” nga znj. Vjollca Zeqiri Asllani– Norvegji
  22. “Mësimi i gjuhës shqipe në Finlandë” z. Daut Gërxhaliu –Finlandë (online)
  23. “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” znj. Arta Emiri –Suedi (online) 
  24. Ndikimet gjuhësore e letrare te nxënësit” nga z. Isuf Ismaili – Zvicër

Kuvendi i përmbylli punimet e veta me sukses dhe zotimin se në të ardhmen gjendja e shkollave dhe bashkimi i shoqatave me vizionin dhe misionin për unifikimin e diasporës shqiptare do të jetë më i zëshëm, kurse në përmbyllje dr. Vaxhid Sejdiu kryesuesi i Këshillit Organizues tha se konkluzionet e Kuvendit do t’i dërgohen Ministrive përkatëse të tri shteteve, si dhe të gjitha kumtesat do të botohen në një liber elektronik. Për fund Kuvendi u përshëndet me një  duartrokitje dhe u vlerësua si një Kuvend Kombëtar, që arriti qëllimin, misionin dhe vizionin e tij. Po ashtu donatorët: Mark Gjonaj, Dhoma  e Biznesit (z. Lazim Destani dhe Ardian Lekaj), Emina Çunmulaj dhe Shaip Deda , që e mundësuan këtë Kuvend u përshëndetën dhe u falënderuan nga Këshilli Organizues.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …