NPL “Ambienti është furnizuar me makineri dhe mjete pune

Ndërmarrja Punuese Lokale “Ambienti” në Ferizaj është pajisur me makineri dhe mjete pune. Për këtë i pari i Komunës, z. Agim Aliu në rrjetin e tij social facebook ka shkruar:

“Kolegët tonë të terenit, tani e kanë më të lehtë kryerjen e punëve, gjë që do të ndikoj në rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit nëpër hapësirat e përbashkëta publike, që do të ndikoj në mbajtjen e një mjedisi të gjelbërt dhe të pastër.

Do të vazhdojmë blerjen edhe të mjeteve tjera të nevojshme operative, të cilat do të jenë më ekologjike dhe inovative, deri sa të kompletojmë tërë mekanizmin e nevojshëm.

Më këtë po tregojmë vizionin, përkushtimin dhe seriozitetin tonë të vazhdueshëm për një koncept të pastër dhe të gjelbërt.

Gjithmonë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve tanë!

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …