20 fermerë përfitues të folisë së zezë dhe sistemit të ujitjes pikë-pikë.

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Ferizajt në kuadër të skemave mbështetëse për bujqit e fermerët ferizajas, shpërndau për 20 fermerë përfitues folinë e zezë dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë.

Fermerët përfituan 159.200 metër gyp pikë-pikë, folie e zezë 61.000 m2, folie e zezë për sallatë të gjelbërt 8.400 m2.

I pranishëm në këtë shpërndarje ishte edhe drejtori i bujqësisë, Burim Bajrami i cili tha se mbështetja për bujqit e fermerët do të vazhdoj gjatë gjithë vitit në kuadër të skemave subvencionuese të Drejtorisë së Bujqësisë të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Ardit Halilaj riemërohet shef në kabinetin e kryetarit Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka riemëruar z. Ardit Halilaj shef në …