Kryetari Haliti priti në takim mysafir nga Gjermania, që do të marrin pjesë në festivalin “ Flakadani i Karadakut”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësues nga komuna e Kirchhainit të Gjermanisë, komunë kjo e cila është binjakëzuar me Vitinë. Këtij delegacioni nga Gjermania, i ka prirë Prof. Rainer Waldhardt dhe atë me grupin e këndimit të Kleinseelheimit të cilët pritet të marrin pjesë në festivalin “ Flakadani i Karadakut” si mysafirë special. Kryetari Haliti ju dëshiroj atyre mirëseardhje duke potencuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunim të dy komunave. Përndryshe pjesë e këtij takimi ishin edhe Prof. Arben Mehmeti si dhe studenti vitias, Taulant Shabani.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësues të BE-së interesohen rreth zbatimit të Planit të veprimit për barazi gjinore

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Viti, Ibadete Hyseni, së bashku me drejtorët komunal,  Naim Pira …