Në Gllogjan u përkujtua 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”

Në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit u përkujtua 26 vjetori i Epopesë së Dukagjinit dhe beteja e 24 marsit e vitit 1998 mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta të Serbisë, të cilat u detyruan të largohen nga ky fshat. Për ta përkujtuar këtë betejë të lavdishme, që nga orët e hershme të mëngjesit, bashkëluftëtar të shumtë të dëshmorëve të kombit dhe mijëra qytetar liridashës kanë bërë homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan, ku shfaqën respekt dhe mirënjohje për dëshmorët e kombit, trupat e të cilëve prehen në këtë kompleks përkujtimor.

Kryetari i AAK-së, ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj tha se 26 vjet më parë u dërgua porosia se “shqiptarët do të luftojnë” dhe se “do ta fitojnë luftën”.

Haradinaj tha se “Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit”, duke iu referuar betejës 26 vjet më parë.

“Nuk jam prej atyre që servilosem për interesa të vogla, por jam prej atyre që e dua kombin tim, për të cilin kam dashtë me vdekë, por kanë vdekë tjerë në vendin tim – vëllezër e shokë”, tha ndër të tjera Kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i i UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, z. Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: SONTE SHPALLËM TË HAPUR EDICIONIN E 23-të TË FESTIVALIT KOMBËTAR TË FOLKLORIT “ANADRINIA JEHON”

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e vetreanë të luftës, Këshill Organizues, dashamirës të artit …