Vucic

Kryetari Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka organizuar një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, në Serbi

Kryetari Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka organizuar një takim herët gjatë ditës me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Serbi. Vuçiq ka njoftuar për zhvillimin e takimit, por nuk ka dhënë ndonjë detaj për përmbajtjen e bisedës. Takimi ka përfshirë ambasadorët e Amerikës,  Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, si dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian. Pas këtij takimi, Vuçiq ka postuar një fotografi me kreun e Republikës serbe  Milorad Dodik. Në përshkrimin e fotografisë, Vuçiq ka përmendur përgatitjet për festimin e Pashkëve dhe ka paralajmëruar se bashkë me Dodikun do të marrin vendime të rëndësishme për popullin serb, pasi deri atëherë do të përgatisim një numër të madh vendimesh të rëndësishme dhe të dobishme për popullin tonë, ka shkruar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …