Ramush Haradinaj

Haradinaj: Ashtu si rajonet tjera të Kosovës edhe Anamorava ka paguar çmim të madh për lirinë e atdheut

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Llashticës në Gjilan në 25 vjetorin e saj. Ai ka shkruar se kalendari ynë është i mbushur me data dhe ngjarje historike. “Ashtu si rajonet tjera të Kosovës edhe Anamorava ka paguar çmim të madh për lirinë e atdheut, në 25 vjetorin kujtojmë masakrën e Llashticës së Gjilanit dhe nderojmë 26 dëshmorët e rënë nga 13 deri më 30 prill 1999. Armiku nuk e ka kursyer as foshnjën trejavore, fëmijën nga prehri i nënës, plakun dhe gjithçka që ka gjetur. Lavdi atyre që ranë për lirinë e Kosovës në çdo fazë të historisë sonë”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …