Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE….  GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

Një prej problematikave që kanë zënë faqet e shtypit të përditshëm është dhe ngelet, për fatkeqësinë e politikës tonë, “Çështja Bejleri” e cila po ndërkombëtarizohet jo rastësisht nga qarqet shoviniste greke e sidomos nga partia ne pushtet e “Neo dhemokracia” e Micotaqit. Historia e mardhënieve të Shqipërisë me fqinjët e vet (Itali- Serbi- Greqi) ka treguar dhe tregon se qarqet shoviniste të këtyre vendeve, kurrë e për asnjë moment nuk kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre të çmendura, për ta copëtuar Shqipërinë, sikurse dhe ne gjithë historinë e vet dhe kur vendi ynë ka qenë i sunduar nga figura të urryera shqiptare, madje sado të urryera të kenë qenë, kurrë nuk kanë synuar apo ndërmarrë nisma për të zgjeruar territoret shqiptare mbi kurrizin e popujve tanë fqinjë. Kjo është një nga vetitë e rralla që i gjen te popujt dhe nuk vjen nga madhësia dhe hapësira e territorit.

 

Madje as dhe nga sasia e popullsisë, sepse po të ish kështu , historikisht kufijtë e Ilirisë së lashtë me qendër Shqipërinë kanë qenë deri përtej kufijve të Greqisë së sotme, përtej Ulqinit e deri në afërsi të Bullgarisë. Pavarësinë e vërtetë prej Turqie, Greqia e fitoi nëpërmjet luftërave të udhëhequr nga revolucionarët shqiptarë nga ku morën pjesë arvanitas, helenë, vllehë e bullgarët e Maqedonisë dhe grekët e dinë fare mire se mbi 80% e udhëheqjes së këtij revolucioni, ishin shqiptare arvanitas, sikurse ishin Gj.Kundurioti, K.Xhavella, A.i Kryeziu, T.Kollokotroni, M.Boçari, e qindra e qindra të tjerë . Po t’i referohemi studiuesit, publicistit austriak Jakob Fallmerayer i cili ka thënë se…”Revolucioni grek i pavarësisë nga Turqia ishte një revolucion shqiptar e jo grek”…dhe më tej..” Grekët janë duke vjedhur historinë e shqiptarëve, madje ata as që nuk e dinë se kush kanë qenë banorët e parë të këtyre trojeve. ..Pra nëse do ti referoheshim këtij studiuesi , Greqia e “Megalli idhesë vorio- epiriote” e Miçotaqit me shumicë shqiptare u formua si shtet për interesa te fuqive të mëdha, paçka se janë mosmirënjohës ndaj shqiptarëve ne shtet formimin dhe pavarësinë e tyre.

 

Po ç’ndodhi më vonë? Orekset e mëdha pan-helene kërkonin me çdo kusht zgjerimin e tyre dhe mbi këtë bazë ata ideuan projektuan dhe luftuan për të venë në zbatim projektin e “Vorio epirit” duke luftuar shqiptarët për ti shkombëtarizuar ata sikurse janë jo vetëm mohimi por dhe vrasjet helmimet përndjekjet e njerëzve mëndje ndritur patriotëve të mëdhenj të germave dhe gjuhës shqipe, të cilët ishin të mallkuar nga kisha e patriakanës greke. Dhe furia e stuhisë anti shqiptare nuk ka zanafillën e Bejlerit të sotëm, por i ka rrënjët te barbaritë greke ndaj shqiptarëve me “Protokollin e Korfuzit” 1914, sidomos ndaj krahinave tona të jugut. Historia i ka damkosur me vulën e turpit masakrat e tyre në Hormovë dhe disa zona të Tepelenës , Përmetit Korçës e deri në krahinën e Kurveleshit. Ne e dimë dhe nuk e harrojmë kërkesën e Kaldaresit, në Konferencën e Paqes me 1946 i cili kërkonte ta radhiste Shqipërinë përkrah vendeve fashiste me qëllim qe Evropa t’i falte “Vorio Epirin”, sikurse e dimë fare mirë që kjo Greqi nisi falangat e saj monarko-fashiste duke provokuar me luftë në vitin 1949, por që ikën me bisht në shalë, sikurse e dimë fare mire se po kjo Greqi do të grumbullonte te gjithë të arratisurit tanë të luftës duke i venë në shërbim të tyre me anë të “Asfalisë” për t’i hedhur ata më vonë kundër Shqipërisë.

 

I dimë shumë mirë qëndrimet e tyre të njëtrajtshme antishqiptare të cilët nën maskën e miqësisë me popullin shqiptar kërkojnë të penetrojnë dhe të diktojnë me anë presionesh dhe vetos së tyre që Allvanikoja të mos pranohet në Evropë. E kujt i plasi se na pranojnë apo jo?! Korofillakët dhe andartët grekë ishin ata që me Bejlerin na sulmuan postën e Peshkëpisë, korofillakët dhe andartet grekë me disa anti shqiptare te vene ne shërbim te “Asfalisë” e ngritën flamurin helen ne Bashkinë e Himarës, janë këto qarqe që shikimin e tyre madje qysh ne vitin e “Sali Kasapit” 1997 përqendruan divizionet e tyre ne kufijtë e jugut, madje hapur fare e deklaronin… “O sot o kurrë të çohemi për të marrë “Vorio epirin” deri ne Himare” madje këto qarqe sekrete antishqiptare, hodhën dhe idenë e shpalljes së Jugut të Shqipërisë si republikë me vete…! Janë këto qarqe, ato që pikërisht kërkojnë te dalin deri në Himarë nëpërmjet rishikimit të kufijve detarë që qirjes “ gjysmë hoxha Bejler…e gjysmë prifti Fred” të livadhisin si të duan. Presionet aktuale greke, nuk janë të popullit grek, sepse shumica e tyre janë me gjak te hershëm shqiptari, por dhe të mos kishin të tillë, nuk gjen popull reaksionar përveç rasteve të veçanta kur ata manipulohen nga qarqet reaksionare, por janë pikërisht ato te reaksionit më të zi më të egër grek, të cilëve ende ju kullojnë jargët e tërbimit “vorio – epiriot”.

 

Ajo që të habit më shumë dhe që sfidon totalisht dhe qëndrimin e politikës shqiptare, ( e ku kemi ne politike dhe politikane? Ai Enver që u vinte kufirin te thana e kuqe tashme nuk jeton më..). është fakti se ne, shumicën e politikanëve i kemi të tillë bythë përdredhur, sa që e kanë me të lehte të veshin “tanga rozë” nëpër kabare e të flirtojnë nëpër krevatet e zuskes Evropë…se sa te mbrojnë Shqipërinë dhe shqiptarët)…, pra ajo që të habit, është fakti se “Neo Demokracia” e Greqisë e propozon Bejlerin si kandidat për eurodeputet. E befasishme, e pa besueshme, por ja që është e vërtetë! Sa hapur dalin qëllimet anti shqiptare te politikës greke duke sfiduar totalisht të gjitha institucionet shqiptare! Nëse Greqia e propozon për euro deputet, atëherë Shqipëria duhet ta nxjerrë atë nga burgu, t’i heqë nënshtetësinë shqiptare, ta shpallë të pa dëshirueshëm në territorin shqiptar duke ja ndaluar hyrjen për gjithë jetën në tokën tonë( sepse Fredi e ka deklaruar që është grek) dhe si ajo plaka e personazhit te libri “Gjenerali i ushtrisë se vdekur” tu thonë Miçotaqit : E doni Bjelerin ta bëni efendiko ne Evropë, ja te i kini kockat e “vorio epiriotit” tuaj, merrini..merrini ja ku e kini !.Në të tilla kushte, Greqia me gjithë Miçotaqin le ta marrin, sepse fundja mund tu nevojitet për të trazuar dhe Evropën. Në të kundërt, autoritetet shqiptare duhet ta nxjerr para gjyqit, jo për vjedhje votash sepse këtu të gjithë vjedhin, por për veprimtari te rrezikshme anti shqiptare, për pjesëmarrje ne banda te armatosura paramilitare, nxitje te urrejtjes ndëretnike dhe terror të armatosur me pasoje vdekje ndaj forcave kufitare të Republikës se Shqipërisë ! Po kush ta bëjë këtë?! Politika jonë menderos gjak para efendikojëve te qarqeve shoviniste greke !

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …