Amerika përkrah transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Amerika përkrah transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin transformimin e FSK-së, në Forca të Armatosura të Kosovës, por kjo duhet të shkojë përmes hapave të sigurt dhe në mënyrë kushtetuese, duke ndryshuar legjislacionin. Kështu ka deklaruar, zëvendës asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter, gjatë takimit me krerët politikë e ushtarakë të FSK-së. “Mendoj se mbështetjen tonë për FSK-në e kemi demonstruar me përkrahjen që i kemi dhënë kësaj Force, përmes trajnimeve, këshillimit dhe pajisjeve. Shtetet e Bashkuara luajnë rol të rëndësishëm duke asistuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, jemi shumë krenar deri ku kanë arritur ata…”, ka thënë Carpenter. Ai po ashtu ka shtuar se u bisedua kryesisht për trajnimet që ushtria amerikane u ka ofruar Forcave të Armatosura të Kosovës dhe që planifikon ti vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …