Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj, në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj po ashtu ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin. Ata ranë për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës. Haradinaj ka thënë me këtë rast se batalioni “Atlantiku” iu përgjigj kushtrimit për lirinë e atdheut. Në këtë ditë, kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e batalionit ‘Atlantiku’, të cilët iu përgjigjën kushtrimit për lirinë e atdheut. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar  Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …