Shqiprim Arifi

Shqipërim Arifi ka njoftuar se regjimi në Beograd e ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës

Shqipërim Arifi ka njoftuar se regjimi në Beograd e ka  shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës. Sipas tij, ky shkarkim ka ardhur nga pushteti autoritar i Beogradit në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar. Arifi shkruan ndër të tjera se ka  kohë që Vuçiç kërcënon publikisht shqiptarët e këtyre trevave. Shkarkimi i dhunshëm pa asnjë procedurë ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiçit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor”. Shkarkimi nuk kishte mundur ta realizontr  pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe Serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare. Për këtë shkak të dhunshëm nga regjimi serb i jap fund  politikës aktive, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …