Ali Lajçi

Ali Lajçi: Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi kërkon konsensus të gjerë

Ali Lajçi, ish-anëtar i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, i ka bërë thirrje koalicionit qeverisës që marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi mos ta procedojë në Kuvendin e Kosovës pa arritur konsensus të gjerë. Ai ka vlerësuar se për këtë çështje duhet të hapet debat. “Kjo çështje kërkon shtyrje dhe rishikim. Pa konsensus nuk duhet të debatohet  në Kuvend. Nuk duhet të shkojë kjo çështje pa debat të gjerë shoqëror, pa konsensus nacional dhe pa bindje të gjerë”, ka thënë Lajçi. Deputetët nuk duhet ta përkrahin këtë version të kësaj marrëveshje në Kuvend, por duhet ta kundërshtojnë, sepse ka të bëjë me sovranitetin dhe territorin e vendit. Edhe vetëm tre deputetë po të jenë  kundër nuk duhet që demarkacioni të shkojë në ratifikim, sepse kjo çështje është shumë e rëndësishme. Po të kishim një referendum nuk besoj se versioni aktual i kësaj marrëveshje do të kalonte”, është shprehur Lajçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …