Komuna e Lypjanit do të mbajë Turnirin tradicional për dëshmorin e kombit, Ismail Adem Luma dhe të martirizuarit e fshatit Kraishtë, nga forcat serbe, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Turniri fillon me 15 korrik 2016, në orën 17.00, me ndeshjet që pritet të zhvillohen në fushën e sportit në SH.M.F.U. “Skënderbeu” në Kraishtë. Me këtë ceremoni do të shpërblehen tre vendet e para fituese. Sponsor medial i këtij Turniri është Radio-Kosova e Lirë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
