Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i kanë përfunduar stërvitjen “Shpata e Artë 2024”

Policia e Kosovës,  EULEX-i dhe KFOR-i kanë përfunduar stërvitjen “Shpata e Artë 2024”. Sipas një komunikate të lëshuar nga KFOR-i stërvitja demonstroi një aftësi të zgjeruar për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje të skenarëve të ndryshëm të sigurisë. Përfundimi i stërvitjes “Shpata e Artë 2024” paraqet një moment historik të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet këtyre tre entiteteve drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën. Përkushtimi, profesionalizmi dhe fryma e bashkëpunimit e shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë shembullore. Angazhimi ynë për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur. Së bashku do të vazhdojmë të japim kontributin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe stabile për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori,  Ozkan Ulutash.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …