leoni

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin turk, Özcan Ulutash

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özcan Ulutash. Ai  tha se e ka falënderuar atë për bashkëpunimin me FSK-në dhe se e ka njoftuar për fazën e tranzicionit ku gjendet FSK-ja. Gjatë bisedës me komandantin shpreha mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit. Po ashtu, komandantin e KFOR-it njoftova rreth fazës në të cilën jemi sa i përket implementimit të Planit Gjthëpërfshirës të Tranzicionit si dhe zhvillimin e FSK-së. Ministri Maqedonci konstatoi se edhe se edhe komandanti Ulutash shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …