Me vizita e homazhe shënohet Dita e Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë,

Me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, drejtues komunalë, familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol. Për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, të gjithë ata që luftuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe familjeve të tyre, kryetari Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve në Shipol. Pjesëmarrës në këto homazhe ishin edhe përfaqësues të institucioneve tjera lokale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë. Kryetari Hamza tha se liria që gëzojmë sot është dhuratë që dëshmorët e paguan me çmimin më të shtrenjtë- vetë jetën.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: U përurua shtatorja e heroit Rizah Salihaj në Zabergjë të Klinës, simbol i përjetshëm i trimërisë dhe përkushtimit për liri

Heroi Rizah Salihaj ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes për liri, duke u …