Ish-komandanti Suprem i NATO-s pëp Europë, gjenerali Wesley Clark sot viziton Kosovën

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, parashikon konflikt të ri në Ballkan, nëse Rusia nuk ndalet në Ukrainë

Gjenerali i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë,  Wesley Clark, ka paralajmëruar rrezikun e një konflikti të ri në Ballkan, nëse Rusia nuk ndalohet në Ukrainë. Ai theksoi se Serbia i shërben interesave të Rusisë dhe synon zgjerimin e territorit të saj me mbështetjen e Moskës. “Dora e Rusisë ndihet në Ballkan; Serbia është dora e Rusisë dhe i shërben interesave të saj. Vuçiq dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por do të veprojë sipas urdhrave të Putinit. Ai kërkon autorizimin për të përdorur forcat e tij në Kosovë dhe ndarjen e Bosnjës për të krijuar ‘Serbinë e madhe’,” tha Clark. NATO duhet të përfshihet më fuqishëm në çlirimin e Ukrainës, duke e krahasuar situatën me ndërhyrjen e Aleancës në Kosovë në vitin 1999. Clark foli  për rëndësinë e veprimit të vendosur të NATO-s për të ndaluar ambiciet e Putinit dhe për të mbrojtur stabilitetin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …