leoni

Ka vdekur, studiuesi i folklorit, shkrimtari dhe ish-punonjësi shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Nuhi Vinca

Ka vdekur, studiuesi i folklorit, shkrimtari dhe ish-punonjësi shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Nuhi Vinca. Lajmi për ndarjen nga jeta e bëri të ditur e familjarja e tij, Ilire Vinca.

Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, Instituti Albanologjik i Prishtinës nesër organizon mbledhje komemorative. “Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së studiuesit të folklorit, ish-punonjësit shkencor të IAP dhe krijuesit, Prof. Dr. Nuhi Vinca.

Mbledhja komemorative do të mbahet nesër, 11.07.2024, ora 10:00, në sallën shkencore të Institutit Albanologjik.”, njoftoi sekretari shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Adil Olluri.

Varrimi i të ndjerit, sipas Ilire Vinca, do të bëhet në varrezat e Prishtinës, (Arbëri) pas mbledhjes komemorative.

Kontrolloni gjithashtu

Sabedin Sherifi: U nda nga jeta në moshë të re, Shyhrete Berisha Agushi, veterane e UÇK-së, infermjere e përkushtuar

Sot në moshë të re ka ndërruar jetë veteranja e UÇK-së, infermjere instrumentare në Spitalin …