Gjenerali i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, Wesley Clark, ka paralajmëruar rrezikun e një konflikti të ri në Ballkan, nëse Rusia nuk ndalohet në Ukrainë. Ai theksoi se Serbia i shërben interesave të Rusisë dhe synon zgjerimin e territorit të saj me mbështetjen e Moskës. “Dora e Rusisë ndihet në Ballkan; Serbia është dora e Rusisë dhe i shërben interesave të saj. Vuçiq dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por do të veprojë sipas urdhrave të Putinit. Ai kërkon autorizimin për të përdorur forcat e tij në Kosovë dhe ndarjen e Bosnjës për të krijuar ‘Serbinë e madhe’,” tha Clark. NATO duhet të përfshihet më fuqishëm në çlirimin e Ukrainës, duke e krahasuar situatën me ndërhyrjen e Aleancës në Kosovë në vitin 1999. Clark foli për rëndësinë e veprimit të vendosur të NATO-s për të ndaluar ambiciet e Putinit dhe për të mbrojtur stabilitetin në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur me shqiptaro-amerikanin e njohur, Gjokë Paloka, i cili njihet për miqësinë me familjen Trump
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur me shqiptaro-amerikanin …