Qeveria Kurti propozon 11 korrikun Ditë Përkujtimi për Srebrenicën, duke u shërbyer me idenë e Enver Hoxhajt

Qeveria e kryeministri Albin Kurti, sot mban mbledhjen e radhës do të shqyrtojë propozimin për shpalljen e datës 11 korrik si “ditë përkujtimi për gjenocidin e Srebrenicës”. Në fakt, këtë e kishte propozuar kohë më parë Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së. Më 22 prill të këtij viti, Hoxhaj, dikur ishte kryediplomat i Kosovës. i propozoi që Kuvendit të Kosovës të mbështesë rezolutën e aprovuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës. Madje, Hoxhaj kishte dhënë edhe një arsyetim interesant për këtë çështje. “Duke mos qenë anëtare e OKB-së ku do të ishim përkrahës të natyrshëm të kësaj rezolute, kjo është mënyra më e mirë për Kosovën që t’i bashkohet botës demokratike në dënimin dhe përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë.  kishte shkruar, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …