Kryetari Latifi e hap zyrtarisht “Muajin e Mërgimtarëve” 2024

Zyrtarisht u hap “Muaji i Mërgimtarëve” 2024, në një pritje të organizuar në oborrin e Komunës së Rahovecit, ku morën pjesë mërgimtarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, më të cilët u bashkëbiseduan tema nga më të ndryshmet. Gjatë bashkëbisedimit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i njoftoi mërgimtarët se Komuna e Rahovecit, në vazhdim, do të ketë një mori aktivitetesh kulturore, sportive, koncerte etj., për nderë të këtij muaji. Po ashtu, Komuna e Rahovecit, për nderë të “Muajit të Mërgimtarëve” 2024, ka hapur sportelin për mërgimtarë, ku do të njoftohen për të gjitha shërbimet administrative komunale, kështu duke qenë sa më afër tyre, të cilët muajt korrik e gusht i shfrytëzojnë për të qëndruar në vendlindje. Mirë se erdhët, mërgimtarë! Ju urojmë qëndrim të këndshëm në vendlindje! U ka thënë Kryetari Latifi atyre.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet në 35 vjetorin e vrasjes martiri vitias, Milaim Tahiri

Me rastin e 35 vjetorit të vrasjes së qytetarit vitias, Milaim Tahiri, kryetari i komunës …