Festivali i parë i Gastronomisë në Gjakovë, do të mbahet nga data 18 deri më 21 korrik 2024

Festivalii i parë i Gastronomisë në Gjakovë, do të mbahet nga data 18 deri më 21 korrik 2024. Ky festival po organizohet në partneritet me Komunën e Gjakovës dhe do të ofrojë një përvojë të mrekullueshme për të gjithë pjesëmarrësit në këtë qytet që meriton të kthehet në vëmendjen e organizatorëve të eventeve publike dhe artistike.

Adelina Thaqi hap festivalin e gastronomisë në Gjakovë!  
 
 
Përgatituni për një ngjarje të veçantë dhe të paharrueshme! Edicioni i parë i Festivalit të Gastronomisënë Gjakovë do të hapet me një performancë të veçantë live nga këngëtarja e njohur Adelina Thaqi. Me 18 korrik, Adelina do të sjellë një super spektakël vetëm për Gjakovën. Por mos harroni se edhe netët e tjera gjithashtu do të jenë të mbushura me muzikë të mrekullueshme!Gjatë tri netëve të ardhshme, do të performojnë Fisnikët,  Rilindja, Grupi NA, Eranda Bytyqi & Band, dhe  ky edicion do të mbyllet me tingujt e muzikës popullore nga Edi Furra, këngëtari ikonik i Gjakovës. 
 
Përveç muzikës, festivali do të ofrojë edhe një program të pasur gastronomik, ku  degustimet do të jenë 
falas për pjesëmarrësit. Nata e parë do të hapet me “street food” nga NERANXI, nata e dytë do të jetë e 
“sushi”-t nga SOLO LOUNGE. Nata italiane nga DUCATO DI MANTOVA, dhe ora e HEINZ me patate të 
skuqura falas për pjesëmarrësit, do të jenë në natën e tretë. Festivali do të mbyllet me natën tradicionale 
nga QARSHIA E JUPAVE. 
 
Mos e humbisni këtë ngjarje të paharrueshme që do të sjellë shije dhe muzikë fantastike! Ejani me 
familjen dhe miqtë dhe përjetoni një atmosferë të veçantë në Festivalin e Gastronomisë, nga 18-21 
korrik, tek ish Pazari në Gjakovë. Ju mirëpresim të këndojmë, kërcejmë dhe të festojmë së bashku!  
Shihemi atje! 

Kontrolloni gjithashtu

Nesër mbahet “Ora përkujtuese e Dr. Flora Brovinës” në Prishtinë

Nesër mbahet “Ora përkujtuese e Dr. Flora Brovinës” në Prishtinë

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës do të organizojë nesër, më 15 tetor, në orën 12:00, …