Pasi Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali, përmes një postimi shkroi se para 9 vitesh deputetët e PDK-së dhe LDK-së, votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi konstaton se këto janë “lot krokodili” të Lëvizjes Vetëvendosje e të Dejona Mihalit për Gjykatën Speciale. Vetëvendosja në Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk ka votuar kundër Gjykatës Speciale, vetën janë shprehur se gjoja janë kundër. Krejt populli e dinë se pas Serbisë, Vetëvendosja është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale. Që të kuptohet drejt në Kuvendin e Kosovës Vetëvendosja nuk ka votuar asnjëherë kundër Gjykatës Speciale, por janë shprehur gjoja kundër Gjykatës Speciale derisa politikanët e kësaj partie kanë punuar nën-tokë për ta themeluar këtë Gjykatë politike, ka shkarar mes tjerash deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					