leoni

Komuna e Malishevës njofton qytetarët e saj se sot ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, ish-nënkryetari i Komunës dhe drejtori komunal, Hajdin Berisha

Komuna e Malishevës njofton qytetarët e saj se sot ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, ish-nënkryetari i Komunës dhe drejtori komunal, Hajdin Berisha

Komuna e Malishevës njofton qytetarët e saj se sot ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, ish-nënkryetari i Komunës dhe drejtori komunal, Hajdin Berisha nga Gurbardhi i Malishevës.
Me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës, Hajdin Berisha, kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.
“Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit, bashkëpunëtorit dhe mikut tonë, Hajdin Berisha. Në emër të Komunës së Malishevës, të qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju shprehim ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Për detajet mbi kohën e varrimit dhe organizimet e tjera, do të informoheni me kohë në koordinim me familjen.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma: 29 Gushti Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Sot kujtojmë e nderojmë 15 Dëshmorët e Hanit të Elezit, ata të cilët në data …