leoni

KHF “Ferizaj” – fituese të Superkupës së Kosovës “Izet Gjinovci”

Ferizajt iu shtua edhe një fitore sportive, Superkupa e Kosovës në hendboll “Izet Gjinovci” që sivjet mbajti edicionin e saj, në përkujtim të sekretarit shumëvjeçar të Federatës së Hendbollit të Kosovës, që ndërroi jetë me 5 gusht 2024, Izet Gjinovci.

Janë vajzat e KHF “Ferizaj” ato që mposhtën ekipin e Istogut, kampionet në fuqi, në Palestrën e Sporteve “Mizahir Isma” në Rahovec me rezultat 36:34, dhe për herë të parë u bënë fituese të Superkupës së Kosovës, duke lartësuar akoma më shumë, krenarinë e sukseseve të sportit ferizajas. Në konkurencën e meshkujve trofeun e fitoi skuadra nikoqire Rahoveci që mposhtën Kastriotin nga Ferizaj me rezultat 38:34.

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …