Turqia

Kryetari i Turqisë, Erdoğan, dënoi “ndërhyrjen barbare të Izraelit ndaj protestës paqësore kundër pushtimit në Bregun Perëndimor

Kryetari i i Turqisë, Erdoğan, dënoi “ndërhyrjen barbare të Izraelit ndaj protestës paqësore kundër pushtimit në Bregun Perëndimor”, raporton Anadolu. Deklaratat e presidentit Erdogan erdhën pasi aktivistja turko-amerikane Ayshenur Ezgi Eygi u qëllua për vdekje nga forcat izraelite sot gjatë një proteste kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në qytetin Beita të qarkut Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar. Duke u lutur Zotin  të mëshirojë Ayşenurin, presidenti Erdoğan deklaroi në X: “Si Türkiye, ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në çdo platformë për t’i dhënë fund kësaj politike okupuese dhe gjenocidale të Izraelit, e cila po vazhdon për gati një vit, në të cilën 41 mijë njerëz u masakruan, duke përfshirë fëmijë, të rinj dhe të moshuar, si dhe për të mbajtur përgjegjës Izraelin para ligjit për krimet e tij kundër njerëzimit”. Tensionet janë përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar teksa Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e Gazës, ku ka vrarë rreth 40.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, ku u vranë rreth 1.200 izraelitë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …