Qeveria e Kosovës

Qeveria Mustafa më e madhja në rajon e në Evropë

Paralajmërimet e  kryeministrit Isa Mustafa e edhe presidenti Hashim Thaçi, për ri dizajnimin e Qeverisë ende nuk kanë asnjë rezultat konkret.  Qeveria nuk e ka filluar akoma ri dizajnimin e vet, duke mbetur kështu ndër më të mëdhatë në rajon e në Evropë. Nuk ka nisur ta bëjë as vlerësimin e performancës së ministrave dhe as analizën përkitazi me tkurrjen që e ka paralajmëruar edhe kryeministri Isa Mustafa e edhe presidenti Hashim Thaçi. Nuk dihet se cili do të jetë rezultati i këtij procesi, ani se Qeverisë do t’i përcillet një propozim konkret se si duhet të duket, në mënyrë që ta rrisë efikasitetin e në të njëjtën kohë të shpenzojë më pak.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …