Maqedonia

Stanko Stançev: Zgjidhja më e mirë, ndarja e Maqedonisë mes Bullgarisë dhe Shqipërisë

Historiani ushtarak dhe profesor në Akademinë Ushtarake në Sofje, Stanko Stançev ka deklaruar se Bullgaria nuk ka pasur ndonjëherë plan për ndarjen e Maqedonisë. Ai ka thënë se ideja e ndarjes së shtetit të Maqedonisë ishte hedhur në tryezë nga ish-kryeministri Ljubço Georgievski. “Nëse më duhet të flas rreth ndarjes së Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, duhet të them se nuk ka qenë ide bullgare, por e Ljubço Georgievskit, sipas të cilit në këtë mënyrë do të shpëtohej pjesa e fundit e Maqedonisë”, ka thënë Stançev për “Fokus”. Eksperti ushtarak është shprehur se duke parë zhvillimet në Maqedoni, ky shtet mund të bëhet tërësisht shqiptar, pa qenë nevoja e ndarjes. Sipas tij, kjo mund të ndodhë pasi çështja shqiptare po përparon dhe se vit pas viti shqiptarët po i afrohen kufirit me Bullgarinë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …