Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke u zotuar se do të punojë edhe personalisht me të dyja vendet. Ai foli në hapje të samitit të Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere. Na duhet një dinamikë e re… do t’u thosha miqve nga Beogradi dhe Prishtina sot: Ju lutem mos lejoni që e kaluara t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese. Jam i bindur se kjo e ardhme gjendet në BE dhe ekziston vetëm një rrugë që çon atje: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura”, tha Scholz gjatë fjalës hyrëse. Unë do të vazhdoj të angazhohem personalisht me të dyja vendet, për t’u siguruar se ato e shfrytëzojnë këtë mundësi, nënvizoi Kancelari gjerman, Olaf Scholz. I ideuar në vitin 2014 nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, Procesi i Berlinit shënon sivjet dhjetë vjetorin e themelimit.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive
Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …