Vendosen grafite fyese e përçmuese kundër Fadil Gecit, në Prishtinë

Në Prishtinë janë vendosur grafite fyese për Fadil Gecin, i cili pak ditë më parë dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e cila gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë. Mbi këtë shkrim është vendosur edhe një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë. Të martën dhe të mërkurën, Fadil Geci ka dëshmuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. EkonomiaOnline

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Sylejmani: MBYLLË SYTË NËNA E HEROIT TË KOMBIT ALBAN AJETI

Ndalet zemra e Nënës Hazire, Nënës së Heroit të Kombit dhe Heroit të Universitetit të …