Aliu: Kënaqësi t’i pres e t’i uroj kampionët që lartësuan e bën krenarë jo vetëm Ferizajn por gjithë Kosovën

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e tij të rinjtë ferizajas Melos Shabani, Drijon Halili, Lendi Luzha, Lirik Rexhepi, Diell Govori, të prirë nga drejtori i Shkollës Digjitale, Veton Qerimi të cilët kanë zënë vendin e dytë në garën më të madhe të kodimit në Evropë, të mbajtur në Helsinki të Finlandës, në kategorinë PARTNER PRICE me një vlerë prej 1000 euro që i hap mundësitë e bashkëpunimit me kompani të njohura finlandeze.

Kënaqësi t’i pres e t’i uroj kampionët që lartësuan e bën krenarë jo vetëm Ferizajn por gjithë Kosovën ka shkruar në postimin e tij në facebook kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen Heronjtë e kombit Agim Selmanaj dhe Hajdar Agaj

Të enjtën kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga bashkëpuntorët e …