Arton Demhasaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti dhe qeverinë e tij, për përfshirjen në një luftë hibride

Analisti politik, Arton Demhasaj, ka kritikuar kryeministrin,Albin Kurti dhe qeverinë e tij, për përfshirjen në një luftë hibride. Sipas tij, ky veprim po realizohet jo vetëm nga Kurti, por edhe nga pjesëtarët e partisë së tij, veçanërisht deputetët, ministrat dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. “Luftën hibride është duke e bërë vetë kryeministri Albin Kurti me krejt qeverinë e tij e po ashtu edhe me një pjesë të madhe edhe me të partisë së tij politike. Nëse e shohim, statuset që shpërndahen nga kryeministri dhe pastaj bombardohen nga gjithë deputetët, ministra e aktivistë të LV-së, atëherë po shihet se kush po bën luftën hibride. Demhasaj ka theksuar se mediet janë duke e kryer punën e tyre dhe se nuk janë duke zhvilluar luftë hibride.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …