Të shtunë në Ferizaj në ditëndjen e 24-të me radhë të PLUS MARKET, qendra e vetme në Kosovë që bojkoton produkte serbe, u bë promovimi i prodhimeve vendore në aktivitetin tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2024” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në fjalën e tij tha se Kosova po vuan nga importi i produkteve të huaja dhe si pasoj e saj, viti 2024 po mbyllet me 6 miliardë euro importe të produkteve nga vendet e ndryshëme nga gjithë globi. Qeveria sipas tij është pa strategji si të fuqizon prodhuesin vendor, ka thënë Shahini.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pas 9 shkurtit do të avancojnë një paketë të plotë masash që synojnë lehtësimin e barrës fiskale për bizneset.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
