Zyrtarët e sigurisë së Kuvendit të Kosovës nuk kanë lejuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunës së Pejës, Deçanit dhe Burimit në debatin për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, i cili sapo ka filluar. Kuvendi nuk ka lejuar hyrjen e tyre në objekt me arsyetimin se nuk janë të ftuar. Përfaqësuesit e tri komunave kanë thënë se ata përfaqësojnë banorët e Rugovës, Pejës e Deçanit. Ai ka thënë se këta përfaqësues kanë qenë pjesëmarrës në të gjitha komisionet për demarkacionin e kufirit, përfshirë edhe atë ndërkombëtar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
