Delawie: Po kundërshtoni marrëveshjen në mënyrë cinike, me urrejtje, duke e rrezikuar të ardhmen e Kosovës

Delawie: Po kundërshtoni marrëveshjen në mënyrë cinike, me urrejtje, duke e rrezikuar të ardhmen e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka nisur fjalimin e tij para të pranishmëve në debatin për Demarkacion, duke thënë se nuk ka sjellë hartë me veti. “Skam sjellë asnjë hartë. Më vjen mirë që po  shoh të gjitha palët në një vend për të diskutuar për këtë çështje. Unë dhe Amerika  mendojmë se miratimi i marrëveshjes është i mirë për Kosovën dhe rajonin”, tha Delawie. Ai shoti se kufijtë janë të njëjtë me ata që i ka dorëzuar Kosova në 2007 në eurographis, dhe me Planin e Ahtisarit. E mirëpres mundësinë dhe nismën e Kuvendit për mbajtjen e kësaj tryeze. Shpresoj se do të jetë model i çështjeve të ndërlikuara që Kuvendi do të përballet në muajt në vijim”, theksoi ambasadori, duke shtuar se përdorimi i regjistrave kadastral rezulton me kufi të saktë. Ai ka thënë fjalë të ashpra për opozitën por edhe për qeverinë, duke thënë se me këtë po rrezikohet e ardhmja e Kosovës. Po kundërshtoni marrëveshjen në mënyrë cinike, duke nxitur urrejtje dhe duke e rrezikuar të ardhmen e Kosovës. Atyre në qeveri që e lanë këtë marrëveshje të pres 11 muaj dua të ju them se transparenca është bazament i një shteti ligjor”, tha Delawie. Ambasadori tha Amerika do t’ i qëndrojë pranë popullit të Kosovës pavarësisht se a ratifikohet apo jo kjo marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …