Nasim Haradinaj

Veterani i UÇK-së, i dënuar politik nga Gjykata Speciale, Nasim Haradinaj, padit këtë gjykatë dhe shtetet financuese të saj

Veterani, UÇK-së,  i dënuar politik nga  Gjykata Speciale Nasim Haradinaj, ka njoftuar ka ngritur një padi kundër gjykatës  dhe shteteve që po e financojnë,   pasi me të drejtë konsideron se iu kanë shkelur të drejtat gjatë procesit gjyqësor,  në Hagë. Sipas avokatit të tij, Toby Cadman, çështja është dërguar në Grupin e Punës të OKB-së, për Paraburgim Arbitrar, si dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Cadman ka sqaruar se padia synon të adresojë pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe procese të padrejta gjyqësore. Ne kemi argumentuar se mbajtja e Haradinajt ishte arbitrare, pasi nuk iu dha një gjykim i drejtë. Për këtë arsye, rasti është paraqitur në grupin punues të OKB-së për mbajtje arbitrare, deklaroi Cadman. Avokati britanik kritikoi mungesën e përfshirjes së Kosovës në monitorimin e proceseve të Gjykatës Speciale. Ai sugjeroi se një trup i pavarur monitorues, si OSBE, mund të ishte angazhuar për të garantuar drejtësi. Kosova nuk ka treguar interes të mjaftueshëm për të siguruar mbikëqyrjen e duhur të proceseve. Nëse gjykatësit apo prokurorët shkelin ligjin, duhet të ketë pasoja, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …