Reagimi i RKL-së: Vazhdon fushata e egër dhe linçuese e Kompanisë Koha kundër kreut të luftës së UÇK-së II

Koha ditore ka botuar shkrimin e  analistit të  jugo-medieve shqip, Behlul Beqaj i cili thotë  se nuk duhet të krenohemi me ata që po na turpërojnë, në Hagë, sikur po na turpëruaka, sipas tij, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë, Xhejms  Rubin,  Ish- zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë luftës në Kosovë, ka konsideruar aktakuzën kundër Hashim Thaçit si të pabazuar në fakte, ndërsa Thaçin e konsideron si njeri të drejtë dhe mik të tij. Edhe ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh thotë se UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do të shkatërrohet.

Dy akuzat për UÇK-në të Behlul Beqajt dhe Veton Surroit, i cili  UÇK-në e quan organizatë fashiste,  janë të tilla si ato të Sheshelit, Daçiqit, Vuçiqit, madje të shprehura me një patetikë të urrejtjes së njëjtë me atë të Milosheviqit kundër shqiptarëve. Nga ky soj “jugoviqësh” janë edhe Jusuf Buxhovi, Vehbi Kajtazi, Shkëlzen Gashi, Adriatik Kelmendi, Flaka Surroi, Enver Robelli, e dhjetëra të tjerë, të cilët ekskluzivisht shkruajnë për Kompaninë Koha, e cila mbanë të gjallë flamurin e vetëm të Jugosllavizmit në Kosovë.  Kjo “kotillë” jugosllave, mjerisht ka pasur dhe ka përkrahjen e ish-strukturave politike, policore, të milicisë, të OZN-së dhe UDB-së, të cilat kanë mbajtur pushtetin vasal për afër 50-vjet, në Kosovë dhe të cilët janë infiltruar kudo në mekanizmat dhe institucionet e Kosovës edhe pas çlirimit nga Serbia. Kompania Koha, ka bërë një Pazar politik me Vetëvendosjen, fushatën e së cilës po e mbështet me tërë kapacitetin e vet.

  Andaj, nuk është për t u habitur që ky soj shqipfolësish është gjallë, madje i fortë, sepse ndjenja e tyre e kalitur që në rininë e hershme  me patriotizmin jugosllav nga baballarët e nënat e tyre, është pjesë e qenies dhe përcaktimit të tyre ideologjik dhe politik.

Pastaj është tjetra, më e qenësishmja, të gjithë këta, me ndonjë përjashtim, kanë vjelë favore marramendëse nga ish regjimit, të cilit i kanë shërbyer qenqe sikur i shërben  skllavi padronit. Kjo klasë degjenrerikësh, as për 20 vjet të krijimit të realitetit të ri në Kosovë,  nuk po arrin të mësohet me kthesën e madhe historike që ka ndodhur dhe kurrsesi nuk duan ta pranojnë, se me fitoren e UÇK-së dhe të NATO-s u ndërmor  dëbimi i  përjetshëm  të regjimit ndër më barbarët, që i ka njohur historia, sikur ishte regjimi i Milosheviqit dhe i mbetjeve të tij në Serbi, por edhe në Kosovë.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me një mendësi të trashëgimisë  pacifiste, e cila ndër shekuj ka jetuar me “lepe-peqe” jes-molim etj. Kjo klasë e cikluar dhe e ricikluar ndër shekuj, nuk është specifikë vetëm e shqiptarëve, por vërehet edhe te popujt e tjerë të cilët gjatë shumë shekujve kanë jetuar nën robëri.

Një segment politik dhe ideologjik i ish strukturave qeveritare e pushtetarë të regjimit serb, në Kosovë është i pranishëm në tërë mekanizmin shtetformues të vendit, dhe pikërisht kjo ka sjellë stagnimin e të gjitha proceseve pozitive e afirmative  të Republikës së Kosovës, nga e cila nuk heq dorë  Serbia edhe për faktin se e di fare mirë që jo pak shqiptarë e shqipfolës e kanë dashur dhe e duan Serbinë, madje edhe këtë të Sheshelit, Vuçiqit e të Daçiqit.

Në vazhdën e publikimeve kundër luftës së UÇK-së dhe pranimit të akuzave ende  të paverifikuara dhe  të pa publikuara të Gjykatës Speciale, pikërisht gjatë ditëve kur u mor në pyetje kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë,  kompania Koha e Veton dhe Flaka Surroit vazhdon publikimin e shkrimeve linçuese, fyese e përçarëve kundër UÇK-së. Ditë më parë ajo ka botuar një shkrim të mashtruesit dhe abuzuesit  me paratë publike, Behlul Beqaj, i cili fton shqiptarët e ndershëm, ata të sojit dhe rodit të tij degjenerik që të mos krenohen me Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe 270 të akuzuarit e Gjykatës së Hagës, sepse, sipas mendjes së tij të robëruar ata e  paskan turpëruar Kosovën, me luftën e tyre çlirimtare. Madje kjo krijesë e pa pikë dinjiteti njerëzor e kombëtar, krenohet se ka qenë edhe zyrtar i UÇK-së në Tiranë, gjatë kohës së luftës, ndërsa pas luftës e botoi dhe e zhvati deri në bankrotim një gazetë të PDK-së dhe nuk u mor asnjëherë në përgjegjësi. Më vonë u akuzua për keqpërdorim të parasë publike, por kurrë nuk doli para gjyqit.

Dikur mik e vasal i Thaçit, më vonë kundërshtar i tij, analisti i jugomedieve, Behlul Beqaj kohë më parë konsideronte se është pa kuptimtë nëse Gjykata Speciale nuk do ta  arrestonte kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, meqë sipas tij ai kishte qenë edhe shënjestra kryesore e raportit të Dik Martit të cilit i beson fort ky analist i nostalgjisë së bashkim vëllazërimit. Ai thotë se Thaçi nuk ka përkushtim për Amerikën. Do të ishte padrejtësi e madhe që personi më i apostrofuar në raportin e Dik Martit të shpëtojë nga Gjykata Speciale”, theksoi  Behlul Beqaj për jugo-mediet e Kosovës, duke arsyetuar raportin e Dik Martit  në të cilin shkruan se ‘luftëtarët e UÇK-së kanë kontrabanduar me organet e serbëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë’.

Analisti, Behlul Beqaj, beson se në zgjedhjet e sivjetshme parlamentare nuk do të votohet për programin politik, por do të jetë një votë pro ose kundër qeverisjes së gjashtë vjetëve të fundit.

Qeverisja aktuale, sipas tij, identifikohet shumë me Drenicën,  “Unë i thash edhe një shoqes time në politikë; po që se sivjet do të krijohej një parti anti-Drenicë, ajo parti do të arrijë të futet në Parlament”, duke aluduar në Vetëvendosjen, gjë që edhe ndodhi.

 

Kohë më pare një polic shqip-folës  me mendësinë e milicit të Serbisë kishte thënë: Nëse doni të shkoni në kopsht zoologjik,  shkoni në Drenicë!. Një tjetër polic-milic gati sa nuk kishte pëlcitur  nga gëzimi se do të arrestohet, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndër titujt bombastikë të jugo-medive u ka rënë të lexoni:

-Specialja po e dridh Kosovën!

-Tërmeti special!

-Po vjen epoka e Speciales, çirrej Adriatik Kelmendi në kohën e festimit të 19-vjetorit të  Epopesë së UÇK-së.

Kjo urrejtje patologjike vjen nga ADN-ja e tyre e lindur dhe e trashëguar politike e ideologjike. Këto klithma dalin nga koka e djalit të prokurorit të Serbisë e të ish-Jugosllavisë, nga goja e djalit dhe bijës së ambasadorit të Titos, nga mendja e  gjymtuar e sojit jugosllav, nga bastardët e dëshmitarët e mbrojtur të Gjykatave të EULEX-it e të Hagës.

Përderisa shqipfolësit e Kosovës, që kanë përfituar milionat në Kosovën e lirë dhe të pavarur, të ujitur me gjakun e dëshmorëve e martirëve, përderisa këta ngrehin zërin kundër UÇK-së, kundër Drenicës e Dukagjinit, në anën tjetër jo pak autoritete ndërkombëtare kanë pasur dhe kanë qëndrim kundër Gjykatës Speciale, të njëanshme dhe raciste dhe kanë qenë e kanë mbetur në mbrojtje luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish- zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë luftës në Kosovë, Xhejms  Rubin ka konsideruar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit si të pabazuar në fakte. Rubin kujton kohën kur është njohur me Thaçin në Rambuje, dhe rrëfen se ai ishte njeri i ndershëm. Xhejms Rubin shprehet se është krenar që punoi me Thaçin gjatë luftës në Kosovë pasi së bashku arritën mbështetje në perëndim dhe mposhtën agresionin ushtarak serb. “Të jem i sinqertë, është kënaqësi të flas me miqtë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Një nga punët më të rëndësishme të miat ka qenë për të dhënë ndihmë për popullin tuaj. Unë po shpresoja që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do ecte përpara. Vijoj të shpresoj për një zgjidhje për të mirën e gjithë popullit të Ballkanit. Nuk e prisja publikimin dramatik të akuzave ndaj Presidentit Thaçi. I di disa nga akuzat që janë drejtuar ndaj tij. Por jam krenar me punën që kam bërë me Thaçin në vitet 1998- 1999, sepse siguruam mbështetje perëndimore dhe arritëm të mposhtim agresionin ushtarak serb. Sa herë që akuzohet për diçka, është shqetësuese, nuk kam parë ndonjë fakt mbi akuzat. Ka shumë akuza në botë, por dua të di faktet, dhe s’kam parë kurrë fakte. Më vjen keq se pse mund të ndërhyjë në procesin e paqes dhe stabilitetit Kosovë- Serbi .”- tha Rubin.

Në intervistën dhënë Radio Televizionit të Kosovës, ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai, u përqendrua më shumë rreth kohës sa ishte me detyrë si ambasador i Holandës në Kosovë. “Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikua dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe në të vërtetë nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është se gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga ana e UÇK-së, por jo edhe krimet nga serbët. Pika kryesore e aktakuzës është trafikimi me organet, ku lidhur me këtë më 2014 Knut Wiliamson, prokurori amerikan, konkludoi se nuk ka asgjë dyshuese rreth trafikimit me organe”, ka deklaruar Bosch. Më tej ai shtoi se” “UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do të shkatërrohet”. UÇK-ja bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë ka saktësuar, Robert Bosh.

 

  1. 7. 2020

Përditësuar

  1. 1. 2025

Prishtinë

 

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …