Ramush Haradinaj, në takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargraeves, diskutuan për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ramush Haradinaj, në takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargraeves, diskutuan për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradainaj, ka thënë se me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargraeves kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO. Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm për sigurinë rajonale. Me ambasadorin ndamë vizionin e përbashkët për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike. Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe strategjikisht e domosdoshme për sigurinë rajonale. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit. Partneriteti ynë bilateral do të forcohet edhe më tej në funksion të objektivave tona të përbashkëta për një Kosovë e rajon të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Waters: Verdikti në Hagë do të ketë pasoja politike, por gjykata nuk do ta ndryshojë narrativën historike

Profesori Timothy Waters ka deklaruar se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe …