Bletarët suharekas janë këshilluar për përgatitjet e bletëve për dimërim

Rreth 40 fermerë që merren me bletari nga Komuna e Suharekës, me kërkesën e tyre kanë marrë pjesë në një trajnim një ditor rreth përgatitjeve të bletëve për sezonin e dimrit. Organizatore e këtij trajnimi ka qenë Drejtoria komunale për bujqësi, ndërsa ligjërues dhe këshillues për pjesëmarrësit ka qenë profesori Fadil Kukleci. Bletarët suharekas, kanë pas rastin të pyesin për çdo gjë që ju ka interesuar lidhur me kujdesin ndaj bletëve, sidomos gjatë stinës së dimrit. Ata kanë marrë këshilla të duhura për trajtimin e bletëve, ruajtjen dhe zhvillimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026–2028

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, është mbajtur mbledhja …