Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Historianët kanë kërkuar nga deputetët që të mos e votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kërkuar nga deputetët që të mos e votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin. Ata kanë përkujtuar se kryeministri aktual është krye komunisti dhe politikani kosovar, i cili e përkrahu edhe suprimimin e Autonomisë se Kosovës me 1989 dhe pranoi të punoi nën drejtimin e politikës serbe. Si i tillë, Isa Mustafa nuk është gjë tjetër vetëm mbeturinë e regjimit të krye kriminelit, Sllobodan Millosheviq. Edhe një herë e ftojmë faktorin vendor, pozitën dhe opozitën që të ulën dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët sepse me pozicione aq të kundërta kur është në pyetje kauza kombëtare nuk shkohet dhe nuk bën të shkohet. Edhe dje u dëshmua në tryezën për demarkacion se ka fakte të mjaftueshme se Kosova po humbë territori. Në ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës së në çdo rrethanë të votimit të kësaj marrëveshje të organizohen demonstrata e protesta deri në rënien e regjimit komunist të Isa Mustafës, thuhet në komunikatën e kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …